Parashikohej një transfertë e vështirë dhe në të vërtetë e tillë ishte ajo e Barcelonës në fushën e Newcastle për sfidën e vajtjes në 1/8 e Champions League.
Kampionët spanjollë shtynë diskutimin e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit, pasi barazimit dramatik 1-1, të vendosur me një 11 metërsh në kohën shtesë.
Por mund të shkonte më keq se kaq për skuadrën e Hansi Flick, pasi anglezët ishin më kërkues dhe më të rrezikshëm, sidomos në pjesën e dytë.
Goli I anuluar për pozicion jashtë loje i Joelington ishte një sinjal alarmi për Barcelonën, për atë që do të vinte në minutën e 86-të.
Barnes kaloi në epërsi Newcastle, duke ndezur festën e të zotëve të shtëpisë në fushë dhe tribuna.
Por shpresat e tyre për fitore u shuan në minutën e gjashtë shtesë.
Dani Olmo fitoi një 11 metërsh, ndërsa nga pika e bardhë Lamine Yamal goditi saktë për të vulosur fatin e ndeshjes në barazim.
Për mënyrën se si shkoi sfida, ky është në rezolutat pozitiv për Barcelonën, që rrit kuotat e saj për kualifikimin në çerekfinalet e Champions, pasi sfidën e kthimit do ta luajë javën e ardhshme në shtëpi.


