Zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov ka deklaruar se Moska është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
“Rusia është e gatshme të ofrojë ndihmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai teksa shtoi se “ju e dini që kjo kërkon mirëkuptim dhe marrëveshje, kështu që do të duhet të jemi të duruar.”
Zëdhënësi kujtoi se Presidenti Vladimir Putin më parë ka propozuar opsione ndërmjetësimi rus që mund të ndihmojnë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
“Që nga fillimi i kësaj situate, madje edhe para fillimit të fazës ushtarake, Putin ka propozuar disa opsione të cilat mund të ndihmojnë në uljen e tensioneve. Shumë nga këto propozime janë ende në tryezë” tha Peskov.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka uruar Mojtaba Khamenei për zgjedhjen e tij si udhëheqësi i ri suprem i Iranit dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.
Putin riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Rusisë për Teheranin dhe solidaritetin me Iranin./abcnews.al


