TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sauk të Vjetër, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, i plagosuri është një 39-vjeçar i identifikuar si Halil Uçar, me kombesi turke.
Ai është dërguar për trajtim në spital, ndërsa ka marrë plagë në shpatull, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur brenda një restoranti turk në zonë, ndërsa autori, i cili dyshohet gjithashtu të jetë shtetas turk, është identifikuar nga policia dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë./abcnewa.al


