Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëndrimi i Ramës ndaj drejtësisë, përplasje apo “pikat mbi i”?/ Meçe: Të mbrojmë republikën nga ‘republika e prokurorëve’

schedule18:50 - 9 Mars, 2026

schedule 18:50 - 9 Mars, 2026

TIRANË- Ulsi Manja argumentoi se kërkesa e SPAK për të zëvendësuar masat aktuale të sigurisë për deputeten Belinda Balluku nuk qëndron dhe nuk miratohet.

Manja tha se në kërkesën e SPAK nuk ka asnjë provë të re që të mbështesë masën shtesë, aq më tepër që Belinda Balluku tanimë nuk është pjesë e qeverisë, ndërsa ka dorëzuar çdo dokument udhëtimi dhe identifikimi.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se Belinda Ballukut duhet t’i njihen meritat dhe kontributi që ajo ka dhënë për infrastrukturën strategjike të Shqipërisë.



“Këtë qëndrim kam mbajtur tre muaj rresht. Këto janë të vërtetat, qëndrimi im ka qenë ky. Shumë vonë është që u reagua në këtë formë, dhe mungesa e reagimit i ka dhënë terren kësaj situata. Ajo femër [Belinda Balluku] ka mbajtur peshën më të madhe të investimeve strategjike në Shqipëri.

Belinda Ballukut duhet t’ia njohim meritat në punë. Ka rezultatet e punës së saj, sidomos në infrastrukturën energjetike,  atë ajrore, ujore dhe ato hekurudhore. Këtë person që ka kontribuar, ne sot e anatemojmë, sepse vijmë me një perceptim politik”, tha ai.

Ai theksoi se Shqipëria ka humbur shumë nga “republika e prokurorëve” dhe rezultati shihet te numri i të paraburgosurve. Meçe tha se të gjitha rastet e shkeljes së barazisë në tendera janë hetuar në gjendje të lirë.

“Ajo që kemi diskutuar është ‘republika e prokurorëve’. Janë toleruar shumë çështje, që realisht kanë qenë shkelje të procedurave nga ana e Prokurorisë. Prokurorët dhe gjyqtarë bëjnë pazare me njëri-tjetrin. Bashkimi i gjyqtarëve me prokurorët ka prodhuar situatën ku 50% e personave janë me masë sigurie ‘arrest me burg”.

Në 6 vjet, që SPAK raporton në Parlament, të gjithë rastet për vepër penale për shkelje të barazisë në tendera, të gjitha rastet janë ndjekur me gjendje të lirë. Kjo i vë tapën që kemi të bëjmë me një prokurori politike. Balluku është e vetmja që ka interes të zbardhet çështja.”, tha ai.

Më tej, Meçe u shpreh se nuk ka asnjë provë, që të implikojë Belinda Ballukun në ato që pretendon Prokuroria e Posaçme.

“Nuk ka prova, sepse e pashë edhe tunelin, por pashë edhe punën heroike që është bërë për unazën. Qytetarët që përdorin unazën duhet të kuptojnë se çfarë vlere ka ajo autostradë, dhe falë asaj Belinda Balluku e bëri këtë dhe t’ia njohim meritat, sepse i takojnë dhe janë produkt i vetë punës së saj. Ka një konspiracion ndaj Ballukut. Të arrish që për 3 muaj rresht të prodhosh një dezinformim ndaj zv.kryeministrit”, tha ai.

Ai pohoi se mazhoranca në Këshillin e Imunitetit dhe të Mandateve nxori në pah të vërtetën ndaj Belinda Ballukut, ndërsa pretendimet e SPAK i cilësoi “paçavure” që nuk kanë lidhje me akuzat e ngritura.

“Deri dje, e vërteta ishte e futur në tunelet e thella të konspiracionit e Prokurorisë; komisioni e nxori të vërtetën dhe komisioni nxori atë turp që ishte atje, atë paçavure. Duhet të mbrojmë republikën nga republika e prokurorëve.

Janë njerëz që kanë cenuar sigurinë kombëtare për tre muaj, dhe në emër të drejtësisë, këtë paskan të drejtë të prodhojnë kriza në Shqipëri? Jo, nuk është kështu. Ata janë të dirigjuar. Organet e sigurisë kombëtare të hetojnë. Terrori i SPAK ka arritur nivelin e ish-Sigurimit të shtetit.”, shtoi Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!