Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Përshëndes reagimin e shpejtë të NATO”, Rama: Shqipëria dënon sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

schedule17:48 - 9 Mars, 2026

schedule 17:48 - 9 Mars, 2026

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka dënuar ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian ndaj Turqisë, duke e cilësuar atë një akt të rrezikshëm që kërcënon stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Në një reagim në platformën “X”, Rama theksoi se fakti që ky është sulmi i dytë i tillë brenda pak ditësh është thellësisht shqetësues dhe tregon natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.

Shefi i qeverisë shqiptare, mes tjerash, përshëndeti reagimin e shpejtë të NATO në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës, duke theksuar se Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë, unitetit dhe mbrojtjes kolektive të NATO-s.



“Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.

Turqia është një vend mik dhe një partner strategjik i Shqipërisë dhe një Aleat i çmuar i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tension dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë ta përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqipëria vlerëson reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!