Sekretariati i Etikës, rrëzoi kërkesën e PD, për përjashtimin nga Kuvendit të Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Etika vlerëson se nuk ka vend për masë, pasi z.Balla ka kërkuar falje publike disa herë gjatë seancën plenare.
PD që kërkoi përjashtimin e Ballës me 60 ditë nga Kuvendi pas komentit të tij për Albana Vokshin, “për ty kemi numrin 0900”.
Në kërkesën e PD thuhej se kreu i grupit parlamentar të PS “ka përdorur një gjuhë ofenduese, seksiste, diskriminuese dhe të papranueshme në drejtim të deputetes Albana Vokshi, duke cenuar rëndë dinjitetin e saj”./abcnews.al


