“Sfida historike e kësaj partie është mbrojtja e pavarësisë së drejtësisë, nga tundimi për t’iu kundërvënë drejtësisë kur ajo shfaqet e anshme dhe jo profesionale, duke goditur arbitrarisht dhe duke përdorur tenxheret mediatike dhe politike.” -kështu u shpreh kryesocialisti Rama në mbledhjen e grupit të PS ku u prezantua raporti për imunitetin e Belinda Ballukut.
Referuar dosjes së SPAK, Rama tha se 16 mijë faqesh, janë thjesht dokra propagandistike.
“Sfida historike e kësaj partie është mbrojtja e pavarësisë së drejtësisë, nga tundimi për t’iu kundërvënë drejtësisë kur ajo shfaqet e anshme dhe jo profesionale, duke goditur arbitrarisht dhe duke përdorur tenxheret mediatike dhe politike. Fatkeqësisht nuk është rasti i parë, po fatmirësisht nuk është më i vështirë. Gjyqi mediatik ndaj kryebashkiakut ishte një tjetër masakër. Thash fatmirësisht se vjen të ne, na e jep ne Kushtetuta të drejtën të gjykojmë dëshirën e prokurorit për të kërkuar një arrest pa gjyq. Arrest pa gjyq! Asgjë më shumë e asgjë më pak dhe kështu na e jep Kushtetuta mundësinë që as mos e humbim nga sytë e as mos kemi fuqi të ndihmojmë viktimën më të madhe të reformës në drejtësi, parimi i prezumimit të pafajësisë.
Që të ngremë dorën për të votuar arrestin e Ballukut, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi patur kur e kemi bërë këtë më parë. nuk po them të kemi skenë krimi, kushte flagrance, apo tentativë për arratisje apo prishje provash, por po them të paktën një nga arsyet që kemi patur kur e kemi bërë këtë më parë. në kujtesën time, ne kemi votuar për 2 arreste, një për shkelje të përsëritur të gjykatës, tjetri për plot të zeza korrupsion pastrim parash. Në këtë rast nuk kemi asgjë nga këto!
Kam edhe një problem tjetër, matëriali shumë voluminoz është tregues i dobësisë së madhe që ka kërkesa. Ato 16 mijë faqe janë një kolpo e bukur propagandastike, në fakt ato janë studime projektime, prokurime, urdhëresa, arkiva e MIE gjatë drejtimit të Ballukut e marrë me kamion dhe e cuar për tu futur në dosje që është prova më e madhe dhe e fortë e punës së MIE, të tjerat janë dokrra. Po të isha nga ata do i ktheja pas si një qasje jo serioze. Ulsi Manja më ka shpjeguar një herë fenomenin e kërkesave të mëdha të prokurorëve, me fjalët e të ndjerit Stavri Ceco, kur s’ka prova bindëse shkruhet gjatë se flet prokurori.
Por më e rënda është dicka tjetër, paraqitja e një incizimi mes një të pandehure me një bashkëbiseduesi, ku e pandehura na qenkësh kërcënuar dhe ku nuk përmendet asgjëkundi ministrja. Besojeni ose jo, unë vetë as e kam dëgjuar këtë incizim, i kam tmerr këto forma por drejtësia ka mënyrën e vet ti përdorë, që e paska shtyrë prokurorin të vijë të kkërkojë arrestimin, që është prind i vetëm i një vajze minorene. Këtë kërcënim prokurori e kishte edhe përpara se të pezullonte ministren, po e nxori kur ra masa e pezullimit. Në një turavrap që më shumë se një hap logjik i një procedure ku shfaqet një e dhënë e re, ngjan me një reagim emocional.
Unë nuk po them as që një thënie e një të pandehuri në të njëjtin procedim nuk ka vlerën e dëshmisë dhe thëniet e tij merren me rezervë, unë po e zë se e pandehura i thotë: Balluku personalisht më ka lidhur pas karriges më ka vënë në fyt një thikë me disa pika gjaku dhe më ka thënë do të vras po nuk the kështu. Tani a ka njeri të më tregojë mua si mund të vihet në Kuvend pa bërë asnjë ballafaqim, asnjë verifikim, ku kur ndodhi kjo thagmë, sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet ajo. Aq më tepër një i pandehur me një tjetër. Si u merrka pas hekurave kaq kollaj një njeri se folën dy vetë në telefon dhe kjo është një provë e re që nuk është as e re. dhe kur mendoj se vihet me këtë kollajllëk në Kuvend për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, po një njeri i thjeshtë, i pambrojtur, e parafytyroni ju sim und ta hajë fletën e arrestit surratit. Dhe kur sheh këtë aty e kupton si e hanë shumë njerëz në Shqipëri dhe si për faqen e zezë të autorëve Shqipëria është bërë delja e zezë e Europës, më shumë të burgosur pa gjyq. Jetojnë në kurriz të të tjerëve, se sa të burgosur me gjyq. Ku jemi këtu ne?” tha ai. /abcnews.al


