Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Balluku, Manja: Nuk e miratojmë kërkesën e SPAK. Nuk ka vend për dhënie autorizimi për arrest

schedule10:47 - 9 Mars, 2026

schedule 10:47 - 9 Mars, 2026

PS nuk e miraton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Në mbledhjen e grupit të PS, Ulsi Manja, teksa prezantoi raportin e socialistëve për këtë çështje, deklaroi se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurisë së ndalimit jashtë vendit, me atë të arrestit.

Manja deklaroi se Balluku tashmë nuk është më në detyrë dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave.

Manja shtoi se Balluku nuk ka intimiduar dëshmitarë.



“SPAK pretendon ekzistencën e një rreziku, duke përmendur ndikimin përmes personave me influencë, personave të administratës, apo tentativa presioni ndaj dëshmitarëve. Sigurisht, në kërkesën e SPAK, lidhur me rrezikun e prishjes së provave, i referohet funksioneve ekzekutive të zonjës Balluku, ky shkak ka rënë. Sot që flasim, nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. E dyta, nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte ku deputetja Belinda Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat. Vepra penale për të cilën akuzohet, është me natyrë administrativo-penal, dokumentacioni i praktivave të ndryshuara, sot janë të sekuestruara në ministrinë e Infrastrukturës, janë në dispozicion të SPAK. Na paraqitën një procesverbal ku dy shtetase bisedojnë me njëra-tjetrën lidhur me dëshminë, njëra nga këto shtetase e ka dhënë në SPAK, e cila pretendon se mbi këtë është intimiduar. Nuk rezulton as nga procesverbali që u paraqit, as nga deklarimet e kësaj shtete=aseje, se është intimiduar. Ajo tha, unë do t’i qëndroj dëshmisë sime, edhe sikur të intimidohem nga njerëz të fortë. Një provë e tillë duhet provuar me prova të forta. E dyta, lidhur me dëshmitarët, ajo ka statusin e të pandehurës, thëniet e një të pandehure, merren me rezervë. Kjo del nga fakti që i pandehuri nuk mban përgjegjësi për dëshmi të rreme. Akuza mbetet përsëri e njëjta. Rreziku i  rratisjes duhet të jetë real, dhe jo i supozuar. Në të gjitha rastet, Balluku është kthyer nga udhëtimet jashtë Shqipërisë. Pretendimi se sanksioni penal hipotetikisht mund të çojë në rrezik arratisje, nuk qëndron.

Ne si anëtarë të mazhorancës arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit  personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arrestit në burg apo në shtëpi. Ky rekomandim i joni nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet në ngarkim të deputetes Belinda Balluku. Masa e sigurimit e ndalimit jashtë shtetit, e garanton vazhdimin e procedimit penal të nisur prej saj. Ne e konsiderojmë çështje që i takojnë drejtësisë. Do duhet të pritet përfundimi i hetimeve, për të parë sesi do ecin hetimet. Nga raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, evidentohet shumë qartë, për shkeljen e barazisë në tendera, ka praktikë të konsoliduar për hetimin e këtyre veprave pa masë sigurimi persona, e jo më të kërkohet zëvendësim i masës së sigurimit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!