Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 Marsi, ditë reflektimi mbi të drejtat e gruas

schedule08:41 - 8 Mars, 2026

schedule 08:41 - 8 Mars, 2026

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.

Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore.

Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.



Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 Marsi të shënohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!