Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa thotë se 57 përqind e rezervave të naftës në botë, ndodhen në Gjirin Persik, ku dhe po zhvillohet lufta në Lindjen e Mesme.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se një çrregullim në tregjet e naftës, do të sjellë efekt zinxhir në ekonomi.
Ergis Sefa: Kërcënimi ka qenë gjithmonë aty. Nga rezervat botërore të naftës, ato që ne dimë në të gjithë globin, minimumi 57 përqind dhe maksimumi 62 përqind e tyre ndodhen në vendet e Gjirit Persik. Dhe gjithashtu 40 përqind e gazit të botës. Prandaj dhe Ngushtica e Hormuzit është e rëndësishme, sepse i gjithë ky prodhim do kalojë përmes asaj ngushtice. Nga ana tjetër, mos të harrojmë si funksionojnë tregjet e energjisë dhe veçanërisht ai i naftës. Duke qenë se nafta është shumë e lidhur me dollarin amerikan, çdo lëvizje e saj jep një lëvizje që shkon edhe në tregjet e tjera që dalin përtej naftës. Vetë nafta me nënproduktet e saj prekin produkte të jetës së përditshme. Një çrregullim në tregjet e naftës, sjell efekt zinxhir. Në rastin konkret, është akoma herët që të flasim për probleme serioze strukturore në tregjet e energjisë.
Ndërsa eksperti për çështjet e sigurisë, Redion Qiriazi deklaroi se vende europiane mund të përfshihen në konflikt.
Redion Qiriazi: Mendoj se po. Skenari është pak i vështirë të parashikohet. Një skenar është që vendet e gjirit shohin që i gjithë ky konflikt po çon një presion të lartë ekonomik. Tregtia që ndodh në Ngushticën e Hormuzit, nuk është thjesht ajo e energjitikës, por edhe e materialeve të përgjithshme jetike. Pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA, konflikti do të ishte i zgjatur. Unë mendoj se Irani dëshiron stanjacion global. Mund të kemi përfshirje të vendeve europiane, sigurisht, Franca, Britania, Gjermania kanë shprehur mbështetjen e tyre, janë shprehur të gatshme, të duan të ndërhyjnë. Killotet Lindja e Mesme në këtë rast, ftohet Europa, sa i përket çmimeve.


