Dëshira për kontroll, xhelozia, normat e thella patriakale shpesh janë bërë shkak për dhunë të burrave ndaj grave. Dhunë që në disa raste ka shkuar deri në pëdorimin e armëve.
Sipas observatorit të femicidit pranë Avokatit të Popullit në katër vite në Shqipëri nga 2021 deri në 2024 u vranë 37 gra dhe vajza. 73% e rasteve u vlerësuan si femicid.
Pesë gratë e vrara në vitin 2024 edhe pse kishin kërkuar ndihmë në polici para krimit, në momentin e ngjarjes nuk ishin në masë aktive mbrojtje.
“Rastet e 2024 … 72% e rasteve gratë kishin përjetuar dhunë më herët… autorët… më shumë se gjysma në zonat rurale”.
Këto të dhëna tregojnë se vetëm ligjet nuk mjaftojnë.
“Viktimat e dhunës përfitojnë ndihmë juridike parësore dhe dytësore dhe përjashtim nga tarifat gjyqësore duke hequr një nga barrierat kryesore që historikisht i ka penguar të kërkojnë ndihmë”.
Ndërkohë në prag të ditës ndërkombëtare të grave Avokati i Popullit rekomandoi njohjen e femicidit si vepër penale të veçantë dhe forcimin e vlerësimit të herëshëm të rrezikut dhe monitorimit të rasteve./abcnews.al


