Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tradita e iftarit, edukatë sociale”, Rama: Harmonia fetare duhet kultivuar

schedule17:40 - 5 Mars, 2026

schedule 17:40 - 5 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e harmonisë dhe vëllazërisë fetare, duke e cilësuar traditën e iftarit si një moment të veçantë bashkimi dhe edukate sociale.

Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Në Sofrën e Hënës”, ai tha se iftari nuk është vetëm një ritual fetar, por një mundësi për të ndarë bukën dhe për të vlerësuar shoqërinë me të tjerët.

Rama shtoi se kjo traditë është e hapur për të gjithë, madje edhe për ateistët, të cilët sipas tij nuk duhet t’i shmangen një ftese për iftar.



“Është e rëndësishme që të mos harrojmë se harmonia dhe vëllazëria fetare është diçka që duhet pasur parasysh dhe duhet kultivuar. Tradita e iftarit, përtej ritualit fetar, është edukatë sociale, mësim social sepse është unike.

Ne nuk na mungojnë tavolinat; ne edhe diskutimet më të zjarrta i bëjmë duke ngrënë pula, por nuk e kemi dot këtë oportunitet që të jep tradita e iftarit: kur vjen në tavolinë, ndan bukën, por nuk je aty duke u prirur të shijosh ushqimin, por je i prirur të shijosh faktin që je bashkë me të tjerët.

Kjo është edhe më e fortë dhe e shëndetshme. Në iftarin e parë ftova disa njerëz që nuk ishin mësuar më parë; njëri më çoi një mesazh shumë të egër kundër faktit që po organizoja një iftar në kryeministri. Besoj që iftari është edhe për ateistët dhe nuk kanë pse t’i ikin ftesës.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!