Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 45%
  • Shenjë e krizës politike në vend 30%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

Miratohen ndryshimet në qeveri/ Kuvendi votoi dekretet e Presidentit për ministrat e rinj

schedule11:05 - 5 Mars, 2026

schedule 11:05 - 5 Mars, 2026

TIRANË- Kuvendi i dha votëbesimin të enjten zv kryeministres Albana Kociu dhe 6 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Përtej thirrjeve amerikane për dialog dhe jo dhunë, Sali Berisha me të tijët bllokuan foltoren në momentin kur mazhoranca i dha besimin Ferit Hoxhës, Enea Karakacit, Ermal Nufi, Erjona Ismailit të cilët ulen për herë të parë në karriget ministrore dhe Besfort Lamallarit, Toni Gugut, që ndërrojnë dikaster.

Më herët u votua lirimi i paralajmëruar nga dy funksionet i Belinda Ballukut dhe shkarkimi i Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit.



Ra në sy vota pro Elisa Spiropalit e Jozefina Topallit dhe Sali Berishës, edhe pse ky i fundit po mbante peng foltoren në momentin e votimit.

Por butonin në vend të tij e shtypi e besuara e tij, e cila më vonë e justifikoi këtë me një lapsus teknik edhe pse e njeh jo pak procedurën parlamentare.

Megjithëse votimit i parapriu një replikë mes Berishës dhe Spiropalit.

“Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër” tha Spiropali.

“Nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra” u pergjigj Berisha.

Zvkryeministrja Kociu, ministri për Evropën dhe Punet e Jashtme Ferit Hoxha, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaci, Ministri i mbrojtjes Ermal Nufi, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministri i drejtësisë Toni Gogu, ministrja për Marrëdheniet me Parlamentin, Erjona Ismaili do të betohen të premten përpara presidentit Bajram Begaj, me dorën mbi kushtetutë, duke kryer kështu aktin e fundit përpara se të ulen zyrtatisht në karriget ministrore./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!