Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Konjufca kandidat për president/ Ramadani: Qëllimi kryesor, zgjedhjet e reja. Kosova drejt një krize serioze me pasoja

schedule17:17 - 4 Mars, 2026

schedule 17:17 - 4 Mars, 2026

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se do të propozojë Glauk Konjufcën për president të Kosovës.

Analisti Burim Ramadani tha se zhvillimet e fundit politike në Kosovë tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, mungesa e shumicës së kualifikuar në Kuvend për zgjedhjen e presidentit tregon se procesi ka qenë i planifikuar për të çuar vendin në zgjedhje.

Ramadani shtoi se Kosova po hyn në një krizë serioze politike me pasoja të mëdha institucionale.

“ E tërë kjo që ka ndodhur duket qartë se ka pasur si qëllim zgjedhjet e parakohshme. Kosova po futet në një proces zgjedhor. Është e qartë që Kuvendi nuk e ka shumicën e kualifikuar për të zgjedhur Konjufcën. Unë pres dhe jam i sigurt që presidentja aktuale do shpërbëjë parlamentin për të caktuar ditën e re të zgjedhjeve.

Është fatkeqësi kjo zgjedhje politike për të zgjedhur një kandidat konstitucional. Duhet të jenë dy kandidatë për president dhe VV duhet të nxjerrë edhe një kandidat tjetër, kështu ka ndodhur edhe herë të tjera.

Është e dukshme se është mbajtur e fshehtë, nuk ka pasur emra dhe nuk ka pasur diskutime për emra dhe kritere. Tregon që e tëra ka qenë një lojë dhe taktikë si të shkohet në zgjedhje. Kosova është drejt një krize serioze dhe me pasoja të mëdha.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!