Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron Katari: Do t’u përgjigjemi sulmeve të Iranit

schedule14:38 - 3 Mars, 2026

schedule 14:38 - 3 Mars, 2026

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari në një konferencë për shtyp tha se vendi i tij nuk ishte informuar nga Irani për sulmet me raketa. Gjithashtu ai nënvizoi se pavarësisht provokimeve, Katari mbetet i gatshëm t’i përgjigjet me forcë çdo kërcënimi dhe se sulmet e fundit nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Vendi ynë nuk u njoftua nga Irani për sulmet  me raketa”, tha ai, raportojnë mediat e huaja. Më tej shtoi se avionët luftarakë iranianë që u rrëzuan dje shkelën hapësirën ajrore të Katarit pavarësisht paralajmërimeve që u ishin dhënë.

“Avionët iranianë po shkonin drejt Dohas përpara se të bëheshin shënjestër”, shtoi al-Ansari.



Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha gjithashtu se nuk ka informacion në lidhje me anëtarët e Mossadit që veprojnë fshehurazi në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!