Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Njerëzit largohen sepse nuk kanë shpresë as tek opozita”, Emigracioni, Bojaxhiu: Largimet do zvogëlohen sepse..

schedule20:44 - 2 Mars, 2026

schedule 20:44 - 2 Mars, 2026

Aktivisti Gjergj Bojaxhiu tha se shqiptarët nuk ikin vetëm për shkak të qeverisjes së keqe, por edhe sepse nuk kanë shpresë te opozita që mund të vijë nesër në pushtet.

Ai theksoi se integrimi në BE mund të sjellë mundësi financiare, por largimet nga vendi vazhdojnë për shkak të mungesës së një modeli shoqëror të drejtë dhe perspektivës për jetën.

Bojaxhiu tha se largimet do të zvogëlohen vetëm kur të rritet baza e popullsisë së re aktive, dhe kjo nuk duhet parë si tregues i përmirësimit të gjërave.



“Njerëzit nuk ikin sot vetëm se është qeverisja e keqe, ikin edhe se nuk kanë shpresë te opozita sot që mund të vijë nesër në qeveri. Në momentin e parë që futesh në BE, do ketë pak tallavi sepse ka shumë fonde, sic mund të ketë njerëz që thonë tani e kam më kollaj të iki, mund të të thonë se ta provoje njëherë të vij. Tani BE mund të ndryshojë mënyrën si i afron vendet e reja.

Europa duhet të shohë formulën e vet; nuk kam dëgjuar askënd që thotë “do iki nga Shqipëria se janë rrugët me gropa”. Në vendin tonë, në mënyrë sistematike, infrastrukturën dhe gjerat mekanike i kemi shumë më të mira sesa i kishim dikur.

Në fund të ditës, përveç ekonomisë, shohin çfarë perspektive kanë për jetën, çfarë modeli ka shoqëria; mund të ketë njerëz që janë xhambazë dhe e çajnë rrugën, por mendojnë “a do e lija fëmijën tim?”. Për aq kohë sa shoqëria nuk e sheh që kemi një model të drejtë shoqëror, ne do kemi në mënyrë të vazhdueshme largime. Largimet do të zvogëlohen sepse është zvogëluar baza e popullsisë së re aktive; kjo nuk është tregues se po përmirësohen gjërat.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!