Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E quajnë “Kallashnikovi i Iranit”, ky është droni Shahed që goditi Qipron

schedule19:31 - 2 Mars, 2026

schedule 19:31 - 2 Mars, 2026

Një armë e lirë, e prodhuar në masë dhe me një zhurmë që i ngjan asaj të një kositëseje bari është përdorur në sulmin ndaj bazës britanike në Akrotiri, Qipro.

Bëhet fjalë për dronët iranianë “Sahed”, të cilët udhëtojnë me rreth 185 km/orë dhe u përdorën në një sulm të dyfishtë, ku të paktën dy mjete ajrore pa pilot u hodhën drejt objektivit, por asnjëri nuk e goditi shënjestrën.

Megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht i shpejtë dhe nuk ka teknologji të sofistikuar, droni rezulton efektiv në rast se arrin të depërtojë mbrojtjen ajrore, diçka që, sipas raportimeve, ndodhi në orët e fundit në Qipro. Sulmi i dështuar ishte megjithatë i mjaftueshëm për të çuar në evakuimin e personelit nga dy bazat britanike në ishull.



I cilësuar si “Kallashnikovi i Iranit” për shkak të thjeshtësisë dhe kostos së ulët, droni Sahed përshkruhet nga e përditshmja britanike The Telegraph si një mjet i lirë, me rreze të gjatë veprimi dhe prodhim ekonomik.

Sahed është një dron vetëvrasës (kamikaz), që ngrihet, fluturon drejt objektivit dhe shpërthen në momentin e goditjes, pasi të ketë kaluar sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit ku operon. Ai është veçanërisht i përshtatshëm për sulme me valë, të cilat synojnë të mbingarkojnë radarët dhe sistemet mbrojtëse.

Rrezja maksimale e veprimit mund të arrijë deri në 2,000 kilometra. Varianti më i njohur është Sahed-136, i cili mban një ngarkesë shpërthyese prej rreth 40 kilogramësh. Megjithatë, me modifikime, siç kanë bërë rusët gjatë përdorimit të tyre në luftën në Ukrainë, kapaciteti mund të rritet deri në 90 kilogramë.

Përveç luftës në Ukrainë, dronët Sahed janë përdorur nga Irani në përplasjet me Izraelin, si dhe nga rebelët Huthi në Jemen, me variante të ndryshme të modelit bazë.

Sulmi i fundit ndaj bazës britanike në Qipro tregon edhe një herë rolin në rritje të dronëve me kosto të ulët në konfliktet moderne, ku teknologjia e thjeshtë, por masive, mund të krijojë presion të konsiderueshëm mbi mbrojtjen ajrore të shteteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!