Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Situata në Lindjen e Mesme, kritike!”/ Von der Leyen: Zgjidhja e qëndrueshme është vetëm ajo diplomatike

schedule13:38 - 2 Mars, 2026

schedule 13:38 - 2 Mars, 2026

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se situata në Lindjen e Mesme është kritike, duke nënvizuar se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është ajo diplomatike.

Sipas von der Leyen, ka një shpresë të re për popullin e Iranit dhe Bashkimi Evropian mbështet të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

Në të njëjtën kohë, ajo shton se duhet bërë gjithçka është e mundur për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe që Irani të ndërpresë sulmet e tij ndaj shteteve fqinje dhe sovrane.



“Stabiliteti i Lindjes së Mesme është thelbësor dhe e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është diplomatike, me ndalimin e programeve bërthamore dhe balistike dhe me fundin e veprimeve destabilizuese në rajon, tha më tej Presidentja e Komisionit Evropian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!