Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Gjykatësit, bashkëfajtorë/ Kryeministri në “Vilën 31”: Sulm barbar për të njollosur Shqipërinë

schedule15:15 - 1 Mars, 2026

schedule 15:15 - 1 Mars, 2026

Pas molotovëve të hedhur në drejtim të vilës së ish diktatorit, kryeministri Edi Rama, vizitoi të dielën rezidencën e artistëve, të cilët thotë se i gjeti të traumatizuar nga protesta e së shtunës.

Kreu i qeverisë kritikoi ashpër gjyqtarët si bashkëpërgjegjës për këto akte vandale, pasi nuk I dënojnë por i lirojnë militantët e dhunshëm.

“Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!”, u shpreh kryeministri.



Rama nënvizon se gjyqësori nuk mund të vështrojë aktet e dhunës në mes të Tiranës të dirigjuara nga Sali Berisha ndërsa në një reagim të dytë, Rama ndau detaje nga biseda me aktoret, në krah të drejtoreshës ekzekutive të Fondacionit Art Explora.

“Nuk kam fjalë për të thënë për çfarë turpi është ky, por dua t’ju them të gjithë atyre që ende simpatizojnë dhe ende  mbështesin barbarët e mbrëmshëm, frymëzuesit e tyre më saktë, se edhe ata që hedhin ato bombat artizanale janë ca totalisht të manipuluar. Pra, atyre që i simpatizojnë, dua t’i them që nga kjo, nga këto humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu sepse Shqipëria e hapur nuk mund të mbyllet dhe këto kërcitje thjesht dhe vetëm e çojnë  ujin totalisht në mullirin e së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen”, shtoi Rama.

Këto akte thotë Rama nuk vijnë nga padia por nga dëshira për të nxirë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

“Nuk është padija, është marrëzia, është ligësia, është verbëria, është një kompleks gjërash dhe mbi të gjitha është urrejtja, një turp i pashoq që nxin Shqipërinë, që na nxin të gjithëve pavarësisht se ata që e bënë janë katran i Shqipërisë dhe janë fatmirësisht një grusht njerëzish”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!