Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e paaftë lejoi dhunën, ikën Ilir Proda

schedule14:10 - 1 Mars, 2026

schedule 14:10 - 1 Mars, 2026

TIRANË– Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas akteve të dhunës nga militantët që cënuan sigurinë e qytetarëve. Në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili prej vitit 2022 mban detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve nga detyra është larguar edhe drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Largimet e tyre vijnë një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës ku u vunë në rrezik jeta e qytetarëve dhe e artistëve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Partisë Demokratike.



Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë shkarkuar me argumentin se nuk arritën të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike. Në dy protestat e fundit të zhvilluara nga opozita policia nuk ka marrë përsipër zhvillimin e tubimit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të dhunës.

Proda mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që prej tetorit të vitit 2024.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!