Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Balluku s’do të ishte shkarkuar”, shefi i qeverisë pas riformatimit: Ka patur rezultate të jashtëzakonshme

schedule09:38 - 1 Mars, 2026

schedule 09:38 - 1 Mars, 2026

TIRANË–  Pas ndryshimeve rrënjësore në qeveri, Edi Rama, komentoi për herë të parë të dielën riformatimin e skuadrës së tij.

Kryeministri tha se lëvizjet ishin të parashikuara, por jo ai i Belinda Ballukut, pasi në një situatë tjetër, ajo do të vazhdonte t’i ushtronte të dyja funksionet për shkak të rezultateve të arritura.

“Ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. . Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shteruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve.



Shkarkimet, spostimet por dhe prurjet e reja, Rama, i konsideron të ngjashme me ato të një ekipi futbolli, për ti sjellë një frymë të re skuadrës.

“Janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli”, shkruan Rama.

Në podkastin e kësaj të diele, Rama komentoi dhe bllokimin e aksit Librazhd-Perrenjas. Kryeministri përsëriti se asgjë nuk ka ardhur për shkak të gabimeve në projekt, por si pasojë e fatkeqësisë natyrore.

“Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero. Ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja nuk ka afektuar aksin e ri, por rrugën e vjetër. Në një vend ku terreni malor janë afektuar ndjeshëm, siç kanë ndodhur në shumë vende, për shkak të reshjeve intensive të këtij dimri. ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, policia e shtetit prani 24 orë për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk është ndalur asnjë minutë.”, tha ai.

 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!