Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia çon në SPAK Klevis Balliun/ Arrestohen 4 militantë të PD, rrezikuan jetët e artistëve me molotovë te “Vila 31”

schedule09:13 - 1 Mars, 2026

schedule 09:13 - 1 Mars, 2026

TIRANË- Katër persona janë arrestuar nga policia pas protestës së zhvilluar të shtunën nga Partia Demokratike. Protesta u shoqërua me tensione dhe akte dhune në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë protestës, mbrëmjen e së shtunës janë shoqëruar në komisariat mbi 10 persona, ndërsa katër prej tyre tashmë janë vënë në pranga për veprime të kundërligjshme.

Ndërkohë, Policia e Shtetit  ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për deputetin e PD, Klevis Balliun. Ai akuzohet për “Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.



Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave, të cilët ushtruan akte dhune dhe dogjën 32 kazanë mbeturinash në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestës, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda, shtetas të huaj, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në këtë godinë, si dhe janë dëmtuar 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!