Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar mbi sulmet ndaj Iranit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se Trump do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Iran. Edhe zyra e kryeministrit izraelit e konfirmoi bisedën përmes një postimi në rrjetin social X, duke publikuar një fotografi të Netanyahut gjatë telefonatës.
Sulmet përfshijnë goditje të bazave ushtarake iraniane dhe kanë bërë që Irani të reagojë me sulme ndaj bazave amerikane, të cilat Teherani i cilëson si veprim vetëmbrojtjeje.
Prime Minister Benjamin Netanyahu during his conversation with US President @realDonaldTrump. pic.twitter.com/fd4ZHDSch1
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) February 28, 2026


