Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ishte live në një intervistë në një kohë kur interneti mbetet i ndërprerë për pjesën më të madhe të popullsisë në Iran.
Ai deklaroi se Irani “mund të ketë humbur një ose dy komandantë”, ndërsa shtoi se lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei është “gjallë”, sipas dijenisë së tij.
Zyrtarët iranianë kanë mohuar deri tani raportimet për vrasjen e disa drejtuesve dhe komandantëve, përfshirë presidentin dhe komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë. Araghchi theksoi se Irani është i gatshëm për ulje tensionesh dhe mbetet i hapur për negociata, me kusht që SHBA-ja dhe Izraeli të ndalin sulmet. Ai pranoi se aktualisht nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë, por shtoi se “nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë si të më kontaktojnë”.
Ministri konfirmoi gjithashtu se Irani po sulmon bazat amerikane në rajon, duke e cilësuar këtë veprim si “vetëmbrojtje”. Irani dhe SHBA-ja kanë qenë të përfshirë në një raund të ri bisedimesh për çështjen bërthamore, me takimin e fundit që u zhvillua dy ditë më parë. / bbcnews/


