TIRANË- Analisti Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi mbledhjen e ‘qeverisë së vjetër’ dhe ndryshimet e bëra një ditë më parë në kabinetin qeveritar.
Gjatë intervistës, Nura u shpreh se lëvizjet e kryeministrit Edi Rama kanë qenë të mirë-menduara.
Gjithashtu theksoi se kryeministri tregoi po ashtu se fokusi kryesor i tij mbetet integrimi në Bashkimin Europian.
“Lëvizjet e i ka bërë të mirë-menduara. I ka dhënë njerëzve kostumin e duhur për ta bërë sa më eficent të gjithë ekipin. Besoj se padiskutim do të ketë rezultate. Rama ka dhënë një mesazh të qartë për sistemin e drejtësisë, por edhe një mesazh për opozitën që nuk integrohen me dhunë apo molotovë”, tha Nura.
Sipas analistit Nura, lëvizjet e Rama ishin në kohën e duhur dhe një mesazh po ashtu për opozitën se nuk integrohen me dhunë.
“Ndërhyrjet janë bërë në kohën e duhur. Edhe nga pikëpamja strategjike. Rama dha një përgjigje të qartë që në ndarjen e pushteteve jam unë kryeministër. Por Rama e ritheksoj se bëri lëvizjet e duhura në kohën e duhur. Gjithmonë ka zgjedhur persona të aftë në qeveri”, tha ai.
Në një koment të bërë për opozitën Nura në analizën e tij tha se, PD ndodhet në një situatë të vështirë e pa strategji dhe alternativë.
“Me këtë situatë që janë gjasat janë se opozita është vetëm për të mbrojtur Berishën dhe familjen e tij. Pra PD është pa një strategji. Sepse nëse do të kishin një strategji nuk do ishin në situatën ku janë dhe po ashtu nuk do të dilnin as nesër me molotovë”, u shpreh ndër të tjera Nura./abcnews.al/


