Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime institucionale ku mes tyre Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Sakaq, Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.
Rexhepi ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u emërua në krye të DPAK në 20 nëntor të vitit 2024.
Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit, (DPAK) ka për mision të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.


