Frenkie De Jong, mesfushori holandez i Barcelonës, foli në lidhje me një kalim të mikut të tij, Mathiijs de Ligt, te skuadra katalanase. Në fjalën e tij për “Telegraph”, De Jong u shpreh: “De Ligt mori vendimin për të shkuar te Juventusi.
Në përgjithësi, po bën shumë mirë në Torino, por kjo gjë nuk do të thotë se ai do të vijë te Barcelona në të ardhmen”, tha mes të tjerash De Jong.
Mesfushori i Barcelonës dhe mbrojtësi i Juventusit janë shumë miq të mirë me njëri-tjetrin. Edhe pse po bëjnë shumë muaj që nga koha kur u ndanë në verë për të shkuar në destinacione të ndryshme, ata vazhdojnë të takojnë njëri-tjetrin dhe të kalojnë pushimet së bashku.
Ndoshta Juventusi duhet të shqetësohet për të ardhmen, por mesa duket, De Ligt do të qëndrojë dhe për disa vite në Torino./abcnews.al