Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kryeministri ra pre e zhurmës së krijuar pa prova”/ Avokati: Nuk ishte momenti i duhur që Rama të shkarkonte Ballukun!

schedule20:26 - 26 Shkurt, 2026

schedule 20:26 - 26 Shkurt, 2026

Avokati Edmond Petraj u shpreh kritik për ndryshimet në qeveri, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka marrë një vendim të gabuar me shkarkimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në “Breaking News” në ABC News, avokati Petraj u shpreh se Balluku ishte njeriu më i rëndësishme dhe se sipas tij Rama ka rënë pre e ‘zhurmës’ se krijuar nga opozita.

“Rama ka bërë gabim që shkarkoi Belinda Ballukun, tregoi mos-respekt ndaj një njeriu më punëtor dhe të fuqishëm dhe ka rënë pre e mediave dhe opozitës. Dhe e degradimit moral të çdo lloj forme të opozitës. Rama ka bërë një gabim që edhe atij do t’i kushtojë, ka rënë pre e gjithë asaj zhurme që është krijuar pa prova. Ka rënë pre e një sulmi të jashtëzakonshëm për zonjën Balluku. Nuk ishte momenti i duhur që ta shkarkonte edhe pse zonja Balluku ka paraqitur dorëheqje”, tha ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!