Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

schedule14:04 - 26 Shkurt, 2026

schedule 14:04 - 26 Shkurt, 2026

Bizneset kanë shtuar kursimet. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky vit ka nisur i mbarë për depozitat të cilat janë rritur në monedhën kombëtare duke arritur vlerën 737 mld lekë.

Nëse bëjmë një krahasim me një muaj më parë shtesa rezulton se është 26 mld leke ose 4% në krahasim me dhjetor 2025.

Por nëse shohim vlerën e depozitave në të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton se është më e ndjeshme .Sipas statistikave të Banka Qendrore konstatohet se kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 85 miliardë lekë, ose me mbi 13%.



Ndikim më të madh në rritjen e depozitave e kanë dhënë bizneset që u shtuan me 11 mld lekë ndërsa kursimet e individëve kanë pasur një rritje modeste.

Por, kjo ecuri nuk ka qenë e njëjtë për kursimet në monedhën europiane. Në janar depozitat në euro rezultuan 8.7 miliardë lekë, duke u tkurrur me 37 mln euro krahasuar me fundin e vitit 2025por me bazë vjetore edhe depoziatat në euro rezultojnë se kanë pasur rritje. Kjo luhatje shpjegohet.

Përsa i përket krediditimin viti 2026 ka nisur me një ngadalësim të huave të aprovuara. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në janar janë miratuar kredi në vlerën e 28 mld lekëve e cila rezulton se është më pak se gjysma e kredive të dhëna në dhjetor.

Megjithatë kjo tendencë e kredidhënies është pothuajse e njëjte nëse shohim të njëjtën periudhë përgjatë viteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!