Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia jonë, Guiness për çështjen e pezullimit të ministres”, Rama: Prezumimi i pafajësisë në Gjermani, në piedestal

schedule12:33 - 26 Shkurt, 2026

schedule 12:33 - 26 Shkurt, 2026

Rama tha se prezumimi i pafajësisë është themeli i drejtësisë, duke theksuar shembujt e Gjermanisë ku prezumimi i pafajësisë është në piedestal. Ai shtoi se Shqipëria duhet të fokusohet tek punët dhe objektivat e veta, duke shmangur përqendrimin tek njëri-tjetri, dhe theksoi rastin unik ku një gjykatë i ka dhënë të drejtë një prokurori për pezullimin e një ministri.

“Prezumimi i pafajësisë është në piedestal në Gjermani; atje nuk ka dyshime të natyrës historike. Mbi 85 për qind e çështjeve i takojnë mandatit tonë të parë dhe të dytë, apo ndonjë çështje i takon edhe ndonjërit para nesh, por ato nuk kanë ngut.

700 tenxheret bubullojnë për korrupsionin që na qenka më i madh se asnjëherë. Ka arritur edhe një nivel tjetër, që një konkurrues i mërzitur që humb një tender i shkruan SPAK-ut dhe hapet hetimi. Tani futen në furgon edhe dokumentet e një tenderi që është në proces; në Gjermani nuk e imagjinon dot njeri, sepse kufijtë mes problemeve administrative dhe penale janë shkruar më parë.



Drejtësia e pavarur duhet të rritet duke mësuar, duke mësuar në kurriz të të drejtave të njerëzve, duke mësuar edhe deri në dhunim të administratës apo sipërmarrjes. Sipërmarrësit kanë kredi dhe mijëra njerëz për të ushqyer dhe, kur u del emri ashtu, u thuhet: shkoni sqarohuni, pastaj hajdeni prapë.

Prezumimi i pafajësisë do të ishte mirë që edhe këta sipërmarrës të hetoheshin në gjendje të lirë, pa u linçuar publikisht. Është me rëndësi që ne të fokusohemi te punët tona dhe objektivat, duke parë përpara dhe shmangur shikimet mbi njëri-tjetrin.

Së fundmi, i fut edhe në Guinness si vendi unik ku një gjykatës i jep të drejtë një prokurori për të pezulluar një ministër.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!