Bayern Munchen makineri golash, yjet e PSG dhe Barcelonës ndjekin

schedule13:59 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 13:59 - 25 Dhjetor, 2019

Bayern Munchen ka treshen më të mirë të sulmit në Europë, deri në gjysmën e sezonit. Të udhëhequr nga polaku Robert Lewandowski, ata kanë shënuar 31 gola në Bundesliga.

Kontinenti ka mjaft skuadra të mëdha, me lojë ofensive të frikshme. Për gjysmën e parë të sezonit 2019-2020, garën e golit e fiton Bayner Munchen, me treshen më të suksesshme të Europës. Që nga fillimi i Bundesliga në muajin gusht, Robert Lewandowski, Sergie Gnabri dhe Philip Coutinho kanë lënë pas çdo repart sulmues, duke shënuar së bashku 31 gola.

Vetëm polaku ka arritur në 19, baras me treshen e Juventusit, Ronaldo-Higuain-Dybala. Gnabri e Coutinho kanë shënuar nga 6 herë secili, duke i dhënë shumë forcë sulmuese kampionëve të Gjermanisë, por që gjithsesi nuk janë në vend të parë të renditjes së Bundesliga, por vetëm në të tretin, pas Leipzig e Gladbah.

Shumë pranë treshes së famshme të bavarezwve, është ajo e Barcelonës. Me Lionel Messin në përbërje, është e pamundur që katalanasit të jenë keq me shënimin e golave. Kapiteni ka realizuar 13 deri tani, duke ndihmuar shumë edhe shokët e skuadrës.

Kjo ka bërë që Luis Suarez të arrijë në 10 rrjeta, dhe Antoine Griezmann në 7. Sulmuesi francez duket se po e merr veten pas një fillimi të vështirë, dhe se po ambientohet me lojën e Barcelonës. Jo larg treshja imponuese e Paris SG.

Kampionia e Francës ka 28 gola nga Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Neymar. Pavarësisht dëmtimeve të ndryshme, ata mund të konkurrojnë për të qenë treshja më e mirë e Europës në përfundim të sezonit.

Mbappe ka tundur rrjetat 11 herë në Ligën e Parë franceze, ish-kapiteni Interit, Mauro Icardi, ka shënuar 9 gola, dhe Neymar ka arritur deri në 8. Prapa këtyre reparteve ofensive, janë ata të Manchester City, Liverpool, Real Madrid dhe Juventus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!