Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis puna në disa fronte për zhbllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas/ ARRSH: Do të sistemohet rrjedha e lumit Shkumbin

schedule08:58 - 26 Shkurt, 2026

schedule 08:58 - 26 Shkurt, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka intensifikuar punimet këtë të enjte, 26 shkurt, për të zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar pas rrëshqitjes së dheut në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.

Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dheut në të dy anët e rrugës ekzistuese, për të hapur terrenin ku do të vendosen sondat dhe të realizohet studimi gjeologjik i detajuar, si dhe vlerësimi teknik i zonës.

Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, po sistemohen rrjedhat e lumit Shkumbin, duke e orientuar në krahun e majtë për të krijuar hapësirën për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.



Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të nisë ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor, për të rikthyer lëvizjen e sigurt drejt juglindjes së vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!