Analisti Roland Lami analizoi mbledhjen e Grupit Parlamentar që pritet të mbahet të enjten, në Pallatin e Brigadave.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami tha se një riformatim i qeverisë do të ishte një zgjedhje shumë e mirë për kryeministrin Rama.
“Ka një energji negative kjo nuk vihet në dyshim. Që është një qeveri që i janë futur ujërat gjithandej edhe kjo është e dukshme. Dhe nuk ka kundërshtarë. Që zoti Rama është mjeshtër për të gjetur mekanizma për të shkarkuar energji negative kjo nuk vihet në dyshim. Ai kur kupton që ka energji negative atëherë ka formatim. Për të analizuar qeverinë ka arsye, por riformatimi i qeverisë është një zgjedhje e duhur për Ramën”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/


