Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes, “Shqipëria rol panshqiptar”, Gazetari: Pjekuri demokratike në rrugën e integrimit, po ofrojmë siguri për Gazën!

schedule13:21 - 25 Shkurt, 2026

schedule 13:21 - 25 Shkurt, 2026

Në konferencën e sotme për shtyp të ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu, u diskutua lidhur me vendosjen e trupave shqiptare në Gaza, ku ministri tha se ende nuk ka një numër konkret, por Shqipëria është bërë pjesë e fazës së parë.
Gazetari Artur Nura u shpreh se shteti ynë po ofron siguri në planin ndërkombëtar, ndryshe nga më parë kur ka qenë “konsumator” i sigurisë. Më tej, Nura tha se Shqipëria ka një rol panshqiptar dhe se po demonstrohet pjekuri diplomatike për t’u integruar në Europë.

“Nuk jemi vetëm konsumatorë të këtij organizmi të gjallë, por edhe kur aleatët janë gjendur në vështirësi. Tashmë Shqipëria e vogël, me një rol stabilizues, po ofron shërbim; shërbimi është që organizime të rëndësishme po bëhen në Tiranë, ndërsa nuk po presim vetëm trupa, por po dërgojmë edhe në Gaza.

Gjasat janë që paqja të stabilizohet. Ne jemi borxhlinj karshi NATO-s; është skema e Kosovës. Përgjegjësia më e madhe është politike. Kemi një vëmendje më të madhe ndërkombëtare, sepse konflikti është delikat.



Nuk besoj se do të çojmë numra të jashtëzakonshëm, por për aq kërkesa sa do të na ofrohen, ne do të përgjigjemi me vullnet; është një hap cilësor i një vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka një rol panshqiptar; ne po demonstrojmë një pjekuri demokratike për t’u integruar në Europë.

Ne nuk jemi vetëm konsumatorë të sigurisë, por edhe kontribues dhe ofrues.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!