Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbrojtja civile, fond të kushtëzuar me qasje të re për bashkitë”, Vengu: 18 milionë euro fondi i investimeve

schedule10:57 - 25 Shkurt, 2026

schedule 10:57 - 25 Shkurt, 2026

Vengu: Mbrojtja civile, fond të kushtëzuar me një qasje të re për të forcuar bashkitë më të dobëta, me më pak kapacitet financiar. Kemi një rritje të konsiderueshme, për 47 bashki, kemi një shumëfishim për shumë bashki, u mundëson të kenë më shumë mundësi të mbështesin operacionet e emergjencave, të kompensojnë dëmet dhe kemi edhe një rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese.

Fondi sivjet është  18 mln euro, 8 milionë janë për projekte në zbatim e sipër, dhe 10 milionë euro shtesë për financim projektesh të reja. Bashkitë kërkojnë mbështetje në këtë fushë, dhe ne do vijojmë të japim mbështetje. Ura e Drinit do të rehabilitohet tërësisht. Po vijojmë ta bëjmë edhe për efekt të shembjeve në Librazhd-Prrenjas, një pjesë e financimit për pritat lumore në lumen Shkumbin.

Kapitali njerëzor, kemi proces dinamik. Është përmbyllur faza e parë me 252 fitues. Me një shpërndarje në mbarë gjeografinë e vendit. Janë shtuar FA në 1 mijë personel aktiv vijojmë në mars e prill me 200 kuota të tjera. Kemi një tërheqje të vokacionit ushtarak, kemi edhe fillimin e rikthimeve. Kemi mundësuar rikthimin në forcë aktive 48 ushtarakë janë rikthyer në muajt janar shkurt. Duke përbërë një dëshmi të aftësisë tërheqësëse të forcave. Synojmë 363 rezervistë këtë vit, kërkojmë mjekë, inxhinierë, xhenio, detare apo edhe në elementin pedagogjik.Këtë vit kemi vendosur të shoqërojmë kontratën edhe me bursa me të rinjtë që kërkojnë specializime në mjekësi.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!