Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: Reshjet intensive dhe erozioni, shkaku i situatës! Ndërtojmë një rrugë alternative

schedule18:07 - 24 Shkurt, 2026

schedule 18:07 - 24 Shkurt, 2026

TIRANË- Drejtuesi i ARRSH, Ami Kozeli si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve në konferencë për mediat treguan masat e marra, pas dëmtimit dhe bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas dhe bypassit të ri.

Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, u shpreh se reshjet intensive dhe erozioni janë shakatarët kryesorë për dëmtimin e aksit Librazhd-Prrenjas.

“Nga analiza e kryer, shkaku kryesor i kësaj situata mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor si dhe saturimi i masivit të tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme”, tha ai.



Ai u shpreh se për të përballuar situatën është marrë vendim për ndërtimin e një rruge të re alternative, përgjatë hekurudhës, e cila do vendoset në shtratin e lumit Shkumbin.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Teknik mes ARRSH dhe Hekurudhës Shqiptare, u morën këto vendime: ndërtimin e një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin, prishja e urës ekzistuese, tashmë jashtë funksionit. Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës””, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!