Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori francez: Zgjedhja e presidentit, përgjegjësi e partive politike në Kosovë

schedule14:38 - 24 Shkurt, 2026

schedule 14:38 - 24 Shkurt, 2026

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se është çështje e partive politike të gjejnë mënyrën e duhur për zgjedhjen e presidentit.

Ai për KosovaPress u shpreh se i sheh si hap pozitivë takime e fundit që janë zhvilluar në mes të partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Guerot theksoi se edhe Kushtetuta e Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën.



“Mendoj se është shumë mirë që partitë politike po flasin me njëra-tjetrën. Është e tyre që të gjejnë një zgjidhje. Kuadri institucional i Kushtetutës së Kosovës e bën të nevojshme që partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. Sigurisht, nuk dua të komentoj për këto diskutime tani sepse është çështje e tyre që të gjejnë mënyrën e duhur për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ambasadori francez.

Ambasadori francez beson se subjektet politike dhe institucionet në Kosovë qetësisht do të punojnë për zgjedhjen e shefit të shtetit.

I pyetur për një emër konsensual për president, ambasadori francez, deklaroi se nuk dëshiron t’i komentojë politikën e brendshme, por shprehet i lumtur që institucionet po funksionojnë.

Guerot është shprehur i lumtur që pas një viti Kosova ka themeluar institucionet e saja.

Deri më 4 mars, presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku temë diskutimi ishte çështja e presidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!