Eksperti i pasurive te paluajtshme Fjordi Subashi komentoi për Money Report skemën e re të qeverisë lidhur me rivlerësimin e pronave e cila do të bëhet në masën 5 për qind, në ndryshim nga masa 15 për qind që ka qenë më parë.
Subashi tha se do të përfitojnë më shumë blerësit e pronave, ata që do të blejnë përmes procesit bankar. Më tej, Subashi shpjegoi përmes një shembull konkret rivlerësimin. Sipas tij, një pronë e blerë vite më parë në vlerën 50 mijë euro dhe që tashmë ka vlerën 100 mijë euro, diferenca 50 mijë euro nuk do të tatohet në masën 15 për qind por në masën 5 për qind.
” Do të ketë një tarifë shërbimi, ndërsa pjesa nga privatët do të ketë një tarifë shërbimi përmes pagesës, pra privatisht. Ka qenë një ngërç, u bë hera e tetë ku më në fund u realizua dhe u tha se do të hapej në fillim të janarit, dhe u hap tani në fillim të shkurtit dhe ka afat deri në dhjetor.
Përfitojnë edhe ata që kanë një certifikatë pronësie ose ata që deri në fund të dhjetorit mund të arrijnë të certifikohen, sepse ka ende duke u kualifikuar. Edhe këto prona e kanë mundësinë ta bëjnë. Aplikimi mund të bëhet individualisht ose me rivlerësues.
Më shumë përfitojnë ata që blejnë përmes procesit bankar, sepse kanë qenë të kufizuar, pasi shumë prona e kanë pasur vlerën në rritje këto 3-4 vite, duke marrë që nga çmimi i referencës, dhe e kanë pasur të vështirë të kreditohen. Kush do të blejë përmes kreditimit, ku 70 për qind e tregut kryhet përmes kredisë bankare, do ta ketë mundësinë të gjejë pronën e tyre.
Nëse kemi një pronë në vlerë 100 mijë euro, e cila është blerë para disa viteve në vlerën 50 mijë euro, vlera 50 mijë euro nuk do të tatohet më me 15 për qind, por me vlerën e re 5 për qind. Me 15 për qind paguan 7 500 euro tatim mbi fitimin shtetit, ndërsa sot do të paguajnë më pak.” / abcnews.al /


