Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qindra aplikime për Paketën e Maleve/ Elbasan, interes i lartë për investime në agroturizëm në Gjinar e Funar

schedule13:57 - 24 Shkurt, 2026

schedule 13:57 - 24 Shkurt, 2026

Në bashkinë e Elbasanit ka pasur një fluks për aplikimin në Paketën e Maleve  Mbi 250 qytetarë kanë shprehur interes për t’u përfshirë në Paketën e Maleve në territorin e Bashkisë së Elbasanit, një proces që synon nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore presa i përket zhvillimit të turizmit.

Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Pyjore dhe Bujqësore në Bashkinë e Elbasanit. Shpëtim Çullhaj shprehet se janë miratuar nga qeveria  katër zona prioritare për zhvillim: Funari, Gjinari, Shushica dhe Tregani. Por objektivat  janë që ky projekt të shtrihet edhe në zonat e tjera të bashkisë së Elbasanit, zonat që kanë regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve janë dy zonat turistike ajo e  Gjinarit dhe Funarit.

Aplikantët kanë shfaqur interes të investojnë kryesisht në agroturizëm, ndërsa më pak në energji të gjelbër dhe bletari.



Për Paketën e Maleve mund të aplikojë çdo qytetar që ka në përdorim tokë në zonat e përcaktuara si prioritare. Deri në përfundim të këtij procesi, Bashkia e Elbasanit synon të shpallë fituese të paktën 50 projekte, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e turizmit malor dhe forcimin e qëndrueshmërisë së këtyre zonave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!