Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Epstein”, lirohet Mandelson/ Ish-ambasadori britanik u arrestua dhe u lira me kusht

schedule10:27 - 24 Shkurt, 2026

schedule 10:27 - 24 Shkurt, 2026

Ish ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara u la i lirë pasi u arrestua të hënën nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.

72-vjeçari u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Ky ishte arrestimi i dytë në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet e zyrtarëve të lartë me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein. Javën e kaluar ish princi Andrew i arrestua gjithashtu nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike dhe u lirua pasi u mor në pyetje.



Si Mandelson ashtu edhe Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Princi Andrew, dyshohen se i kanë kaluar në mënyrë të papërshtatshme informacionet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar financierit amerikan.

Deri më tani arrestimet e profilit të lartë britanik janë reagimi më i fortë përballë publikimit të më shumë se 3 milion faqeve të dokumenteve të lidhura me Epstein. Në shtetet e Bashkuara apo vende të tjera nuk janë kryer arrestime, teksa disa shtete kanë nisur hetime apo kanë ngritur akuza ndaj zyrtarëve të tyre që kishin lidhje me Epstein.

Policia po heton Mandelsonin mbi pretendimet se ai i ka kaluar informacione të ndjeshme qeveritare Epsteinit një dekadë e gjysmë më parë, por deri tani nuk përballet me akuza për sjellje të pahijshme seksuale.

Mandelson shërbeu në role të larta qeveritare nën qeveritë e mëparshme të Partisë Laburiste dhe ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Uashington derisa Kryeministri Keir Starmer e shkarkoi atë në shtator pasi u publikuan email-e që tregonin se ai mbante një miqësi me Epsteinin pas dënimit të financierit në vitin 2008 për vepra penale seksuale që përfshinin një të mitur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!