Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në zonën e njohur si Selvia në kryeqytet. Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motorr, kanë mbetur të plagosur dy bashkmoshatar rreth moshës 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati.
Të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë që lëviznin me motorr, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve brenda spitali 20 vjeçari Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Bollati, i cili dyshohet të ketë qenë edhe drejtuesi i motorrit ndodhet në gjendje stabël. Dy të plagosurit po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor.


