Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk ka fakte të dukshme për heqjen e imunitetit të Ballukut”/Arben Meçe: Hetimi penal, akt politik i SPAK

schedule20:20 - 23 Shkurt, 2026

schedule 20:20 - 23 Shkurt, 2026

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe foli për mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku u shqyrtua kërkesa për imunitetin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në studio, Meçe tha nuk ka fakte të dukshme për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe se e gjitha është një akt politik i SPAK.

“Cilësia e provave justifikon një hetim penal? Unë jam shprehur se është një akt politik i prokurorisë së SPAK sepse të gjitha indiciet e aksionit të SPAK ishte në momentin kur pritej lëvizje dhe të gjithë aksionin e vet e transmetonte ne media duke prodhuar perceptime të njëanshme, por edhe që ndërtonin të vërteta si gjysmë të vërteta. Sot qytetarët prisnin që në tavolinat e atyre zotërinjve të kishin dosje me 14 mijë faqe. Pra ka diçka që nuk funksionon. Fakti që kryeprokurori ka deklaruar 35 vite burg. Në dijeninë time në këtë fazë nuk ka prokuror që deklaron pretencë. Por se kush e nxori atë e dimë, por çështja është që ky 35 vite nuk mbeti te Gazi, tani pasdite doli doktori dhe tha 36. Por mua më shqetëson në këtë rast se Gazi në kuadrin e 14 mijë faqeve nxori vetëm një fakt që prokurorët nxorën prova të reja. Askush nuk arrit të provojë asnjë provë tjetër. Por u tha që janë intimiduar dëshmitarë. Pra edhe në këtë plan ajo provë e re që nxori Gazi jashtë, më çojnë në atë që unë e kam thënë që ditën e parë, nuk ka patur prova të reja. Prova që ka iniciuar të gjithë këtë proces është në Tunelin e Logarasë. Gjithë ajo dosje është bërë publike dhe në atë dosje Nuk ka asnjë provë që implikon Belinda Ballukun”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!