Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata rrëzon aktoren e “Diellës”/ Anila Bisha kishte kërkuar pezullimin e përdorimit të imazhit të saj

schedule19:11 - 23 Shkurt, 2026

schedule 19:11 - 23 Shkurt, 2026

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurim padie të bërë nga aktorja Anila Bisha, lidhur me përdorimin e imazhit të saj nga ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale “Diella”.

Në këtë sigurim padie, aktorja Anila Bisha kërkonte pezullimin e përdorimit të imazhit të saj, deri në përfundim të procesit gjyqësor nga Gjykata Administrative, por kjo kërkesë është hedhur poshtë, çka do të thotë se imazhi i Diellës do të vazhdojë i njëjtë.

Aktorja në padinë e saj kërkon gjithashtu dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi.



Në dokumentin dorëzuar në Gjykatën Administrative Anila Bisha thotë, se imazhi i Ministres Diella është realizuar “pa marrë asnjë miratim paraprak të aktores për përdorimin e të dhënave, madje dhe pa e vënë atë në dijeni”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!