Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kuvendi nxitoi për komisionet”, Kushtetuesja miraton kërkesën e PD: 30 ditë t’i diskutoni

schedule15:47 - 23 Shkurt, 2026

schedule 15:47 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- Kuvendi do të miratojë edhe një herë ndarjen e komisioneve parlamentare. Kjo pasi këtë të hënë, Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar shkelje dhe nxitim ne procedure e ndjekur nga shumica ne miratimin e strukturës së re të Kuvendit.

Kushtetuesja nuk ka prekur ndarjen e komisioneve, e cila mbetet kompetencë e legjislativit, por bazuar dhe kërkesës së deputetëve demokratë që bën ankimimin, thotë se në diskutime duhet të ishin përfshirë dhe deputetët e opozitës.

“Shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur”, theksoi Gjykata Kushtetuese.



Gjithsesi ky vendim nuk cenon në mënyrë të menjëhershme kuvendin e Shqipërisë. Vetë Gjykata Kushtetuese, për të shmangur kaosin apo mungesën e punës në komisionet aktuale, i jep një muaj afat kohë Kuvendit, për të ribërë procedurën. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare, Kuvendi ka edhe një muaj kohë për të ribërë votimin.

Pra, në afate maksimale, Kuvendi ka dy muaj kohë. Është në kompetencë te vet Kuvendit, për të vendosur nëse do të ndryshojë diçka nga struktura aktuale me 11 komisione parlamentare apo do të ketë ndryshim.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëron se komisionet do të vijojnë siç janë aktualisht.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera”, theksoi Balla.

Siç duket socialistët nuk do të shkojnë në afate maksimale por me publikimin e vendimit të plotë, ndarja e komisioneve parlamentare do të rivotohet në Parlament. Deputetët e opozitës e braktisën seancën e 16 shtatorit, kur maxhoranca votoi 11 komisionet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!