Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për Berishën/ Dosja “Partizani”, mbyllet mbrojtja e të pandehurve

schedule13:04 - 23 Shkurt, 2026

schedule 13:04 - 23 Shkurt, 2026

Të hënën, të pandehurit për dosjen e aferës Partizani, përfshirë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, kanë përfunduar parashtrimet para togave të zeza të Gjykatës së Posacme. I fundit që ka bërë këto parashtrime në seacnë themeli ka qënë dhënri I Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili ka pretenduar se dosja Partizani është një process i inicjuar politikisht dhe duhet mbyllur.

Ndërkohë prokurori i Posacëm Arben Kraja, ka kërkuar kohë që të replikojë mbrojtjen dhe parashtrimet, por edhe kërkesat e mbrojtësve ligjorë për të thirru dëshmitarë. Në këto kushte, Gjykata e Posacme vendosi që të mbyll seacnën dhe të caktojë datën 6 mars, ku Prokuroria e osacme pritet të replilkojë parashtrimet e të pandehurve.

Berisha në procesin e aferes së pritvatizimit të Kompleksit Partizani, akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.



Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Në të njëtjen dosje po gjykkyohen edhe biznesmenni Fatmir Bektashi, trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!