Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa nga momentet më të spikatura të javës së kaluar, duke i rikthyer ato përmes një albumi fotografik.
Mes imazheve të publikuara përfshihen edhe pamje nga vizita e tij në Prishtinë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kosovar, Rama zhvilloi takime, ndër të tjera, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidenten Vjosa Osmani.


