Gjenerali Dedë Prenga komentoi fjalimin e Ramës në Bordin e Paqes, duke thënë se ai përdori fjalët e Trump dhe kjo, sipas tij, tregon zgjuarsi dhe “përgjegjësi” për Trump. Më tej, Prenga shtoi se ndërhyrja dhe ndikimi i SHBA-së në Ballkan është tejet i rëndësishëm në një vatër ku mjafton një shkëndijë për të nisur konflikte.
“Ka përmendur në përmbajtje të njëjtën frazë që e përmendi edhe vetë Trump, ku ngatërroi vendin tonë me një vend tjetër që ka pushuar një konflikt. Më vonë ka dalë se vërtet ishte bërë një hap i rrezikshëm për të bërë edhe ndërhyrje. Jemi rasti i vetëm në rajon ku 2/3 janë jashtë kufijve të vendit. Në këto kushte, po të shohim dy pika kritike që mund të ketë konflikt, janë Bosnja dhe veriu i Kosovës; të dyja janë marrë në konsideratë me atë që tha Rama. E dimë sesi u nda një federatë përmes luftës dhe fundi ishte Kosova. Po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, por edhe këtu ka qenë Nënë Tereza që i shkoi Bill Clintonit dhe i tha: bëj diçka për vëllezërit e mi.
Këto mllefe dhe inate vazhdojnë të ruhen dhe në Beograd ekstremistët vendosin për gjithçka. Gjërat e këqija do të ndodhin; ka marrë fjalorin e presidentit për ta bërë pro vetes dhe ka dhënë prova historia se sa konflikte një person mund të zgjidhë. Në momente kur çdo gjë kërkon vetëm një shkëndijë, vëmendja amerikane është e rëndësishme në Ballkan. Në kthesat e historisë së kombit shqiptar, ata kanë qenë aty.” / abcnews.al /


