Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Maskaradë e drejtësisë ndërkombëtare”/ Rama: Haga të zgjedhë mes pafajësisë dhe përdhosjes së saj përfundimtare

schedule09:42 - 22 Shkurt, 2026

schedule 09:42 - 22 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e përjavshëm në podcast-in “Flasim”, u ndal këtë fundjavë te zhvillimet kryesore të javës politike, duke theksuar rolin e ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Rama bëri të ditur se Shqipëria është ulur “me krenari” si anëtare themeluese në Bordin e Paqes, duke e cilësuar këtë si hapje të një kapitulli të ri në arkitekturën globale të sigurisë. Ai konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e vendit në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, ndërsa vuri theksin te angazhimi diplomatik i ndërmarrë në Washington, ku i është drejtuar presidentit amerikan Donald Trump lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shprehu shqetësim të fortë për atë që e cilësoi si “maskaradë të pabesueshme” të drejtësisë ndërkombëtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke iu referuar procesit ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Rama theksoi se akuza, sipas tij, ka dështuar të provojë pretendimet për karakter kriminal të UÇK-së dhe e konsideroi kërkesën për 45 vite burg si të padrejtë.



Kryeministri u shpreh se sensibilizimi ndërkombëtar për këtë çështje do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupit gjykues, duke theksuar se vendimi përfundimtar duhet të jetë në përputhje me standardet demokratike dhe parimet e drejtësisë.

“Shqipëria u ul me krenari në një tryeze ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Më vjen keq natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova dhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, por mbi të gjitha, përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe çlirimtarëve të Kosovës.

Kam besimin se niveli i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp, të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore me 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësve të tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë së Kosovës dhe trupit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe përdhosjes së saj përfundimtare”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!