Një sherr mes dy persona ka degraduar në përdorimin e thikës. Një shtetas i identifikuar si Alket Isufi ka humbur jetën në spital pasi u godit me thikë nga Roland Puja.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në Kavajë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


