Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, thirrje të hapur për luftë/ Kërkon sulm ndaj selive të PS! Balla: Drejtësia të hetojë

schedule15:25 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:25 - 21 Shkurt, 2026

“Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballjeje, forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt”

U duk si një lapsus frojdian. Por mesa duket e ka seriozisht. Pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë që klasifikohet si përpjekje për grusht shteti, Sali Berisha e zyrtarizoi qëndrimin e tij antikushtetues. Pas një proteste të dobët në numra, por të larmishme në dhunën që nuk kurseu as xhamitë me besimtarë, i bëri ftesë për luftë grupeve të tij të zjarrit kur kërkoi mobilizimin e tyre për të sulmuar selitë e Partisë Socialiste në mbarë vendin.

“U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS-së në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet ju ashtu siç e meritoni”, theksoi Sali Berisha, kreu i PD.



Nuk vonoi reagimi nga selia rozë. Kreu i grupit Kuvendor, Taulant Balla, i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë veprat penale të konsumuara nga Berisha.

“Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë”, tha ai.

Ndërsa për kolegët demokratë kishte vetëm një mesazh.

“Mos e merrni veten në qafë nga urdhrat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja, për shembull, e ka vuajtur dhe vazhdon t’i vuajë thirrjet dhe porositë e tij”, shtoi Balla.

Sali Berisha e quajti sulm erën e fortë dje pasdite, që solli aromë gazi lotsjellës në oborrin e PD-së, ku ai rrinte vetëm, ndërsa të tijtë hidhnin molotovë mbi flamujt kombëtarë në dyert e institucioneve, policinë, Kuvendin, bile dhe xhaminë e Namazgjasë, aty ku besimtarët myslimanë po falnin namazin e teravive në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Thirrjet e Berishës tashmë janë përtej shkeljes së ligjit. Kreu i PD-së po sfidon Kushtetutën. Në këtë pikë, organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese po përballen me spiralen e re të dhunës së Sali Berishës, që duket se nuk ka ndryshuar që prej vitit 1997./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!